Unitedi ia ndërpret Liverpoolit serinë e fitoreve në Premier Ligë

Është mbyllur baras derbi i madh anglez mes Manchester Unitedit e Liverpoolit. Pas tetë fitoresh rresht në Premier Ligë, Liverpooli është ndalur në Old Trafford duke barazuar 1 me 1.

Madje kjo pikë e Liverpoolit u sigurua vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes. Adam Lallana realizoi në minutën e 85-të për të barazuar rezultatin, pasi Marcus Rashford kishte kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi në pjesën e parë.

Liverpooli mbetet lider i Premier Ligës me 25 pikë pas nëntë xhirosh, gjashtë pikë para ndjekësit të parë Manchester City. Unitedi është i 13-i me vetëm 10 pikë pas nëntë ndeshjeve.

loading…