Manchester Unitedi ka përgatitur ofertë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, raporton “Goal.com”.
Arsenali po mundohet t’u rezistoj ofertave të Unitedit, por “Djajtë e Kuq” kanë bërë një prej 70 milionë euro. Unitedi pritet të mbulojë transferimin e Aubameyangut me shitjen e Romelu Lukakut tek Interi.
Aubameyang 30-vjeçar stinorin e kaluar shënoi 31 gola dhe asistoi tetë të tjerë në 51 ndeshje.
Kontrata e reprezentuesit të Gabonit me Arsenalin vlen deri më 2021.







