Unitedi e Club Brugge ndahen baras

Manchester Unitedi ka marrë vetëm një barazim në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës ndaj Club Brugget.

Rezultati final i përballjes së sotme të zhvilluar në Belgjikë ishte 1 me 1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi kur Dennis shënoi në minutën e 15 pas asistimit nga ish-portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet.

E “Djajtë e Kuq” arritën të barazojnë shifrat në pjesën e parë përmes Martialit.

Francezi shënoi në minutën e 36 të takimit.

Unitedi në vazhdim e dominoi takimin dhe krijoi mjaft raste shënimi, por pa efikasitet.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Old Trafford.