Manchester Unitedi e ka befasuar Manchester Cityn të shtunën në “Wembley” për ta fituar Kupën FA për herë të 13-të në histori.

Unitedi fitoi me rezultat 2:1.

Alejandro Garnacho (30′) e Kobbie Mainoo (39′) shënuan për Unitedin, ndërsa Jeremy Doku (87′) për Cityn.

Unitedi ia shënon edhe golin e dytë Cityt

Manchester United po e befason Cityn në finale të Kupës FA.

Unitedi ka arritur ta gjejë edhe golin e dytë përmes Kobbie Mainoo në minutën e 39-të.

Unitedi po udhëheq 2:0.

VIDEO:

WHAT A BEAUTIFUL TEAM PLAY TO FINISH IT OFF BY MAINOO.

WHAT A GOAL!!! 🔥pic.twitter.com/9mlLRUSTEX

— UF (@UtdFaithfuls) May 25, 2024

Gabim i rëndë i Gvardiolit e Ortegas, Unitedi në epërsi

Skuadra e Manchester Unitedit ka kaluar në epërsi me golin e Alejandro Garnachos i cili realizoi në minutën e 30-të në finalen e Kupës FA.

Unitedi po udhëheq 1:0 ndaj Manchester Cityt. 

Garnacho shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e Josko Gvardiolit e portierit Stefan Ortega, që nuk patën koordinim të mirë. 

VIDEO:

GOL ALEJANDRO GARNACHO KE GAWANG MANCHESTER CITY 🫵🤣

BLUNDER GVARDIOL DAN ORTEGA 🫵🤣 pic.twitter.com/rDvSHP9pVE

— Extra Time Indonesia (@idextratime) May 25, 2024