Unitedi arkëton tri pikë të arta ndaj West Hamit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore si mysafir ndaj West Hamit. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.

Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit, në minutën e 38-të. Pas një krosimi nga këndi, Soucek e dërgoi topin në rrjetë.

Mysafirëve iu desh pjesa e dytë që të merrnin vetën dhe të fillonin serinë e golave. Pogba në minutën e 65-të, me një goditje të bukur nga distanca barazoi shifrat në 1-1.

Ky shihej vetëm fillimi i skuadrës së Ole Solskjaerit. Pas një tollovie të krijuar në zonën e rreptësisë, Greenëood e dërgoi topin e rrjetë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 78-të Manchester Unitedi e vulosi fitorën. Pas një asistimi nga largësia, Rashford bukur tejkaloi skuadrën vendase dhe shënoi për rezultatin final, 3-1.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e katërt, me 19 pikë ndërsa West Ham Unitedi është në të shtatën, m