United zgjohet vonë, Lindelof e shpëton në fund

Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer është ndalur pas tetë fitoresh radhazi të marra në të gjitha kompeticionet (gjashtë në kampionat).

“Djajtë e Kuq”, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi nga Burnley. Barnes (51′) ka zhbllokuar takimin pas një gafe të Pereira-s dhe Wood (81′) ka realizuar golin e dytë për miqtë.

Vendasit janë zgjuar në minuta e fundit dhe kanë arritur të marrin një pikë nga një ndeshje që dukej e mbyllur falë penalltisë së Pogba (87′) dhe golit të realizuar mes rrëmujës nga Lindelof (92′).

United mbetet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje, dy pikë larg Chelsea-t të vendit të katërt, por blutë kanë një