Man United
United thyen rekordin e klubit me super-transferim nga Serie A
Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin Sergej Milinkovic Savic.
Mesfushori Sergej Milinkovic Savic vazhdon të mbetet dëshira e trajnerit Jose Mourinho.
‘The Sun’ raporton se Jose Mourinho dëshiron të nis një tjetër aksion për të bindur drejtuesit e Lazios për reprezentuesin serb.
Loja e 23 vjeçarit pëlqehet shumë nga Jose Mourinho, që së fundi e ndoqi nga afër në Podgoricë në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Oferta e Manchester United për Savic pritet të jetë rekord për klubin nga ‘Old Trafford’, duke tejkaluar edhe Paul Pogban.
Për të arritur më shpejtë të ylli i Lazios, Jose Mourinho do të përdorë edhe miqësinë që ka me ish sulmuesin serb Mateja Kezman, i cili ka qenë njëri nga nënshkrimet e para të trajnerit portugez te Chelsea pas marrjes së drejtimit të ekipit londinez në vitin 2004.