Premierligë

UNITED ia del me shumë vështirësi ndaj Evertonit (VIDEO)

Manchester United ka arritur t’i marr tri pikë tejet të vështira në javën e dhjetë të Premierligës.

Manchester United ka shënuar fitore 2 me 1 ndaj Evertonit.

‘Djajtë e Kuq’ kaluan në epërsi me anë të Paul Pogbas në minutën e 28’, pas dështimit nga pika e bardhë.

Manchester United e dyfishoi epërsinë në pjesë e dytë me anë të Anthony Martialit (49’).

Evertoni e ngushtoi epërsinë ‘Djajve të Kuq’ me anë të Sigurdsson në minutën e 75’.

Me këtë fitore, Manchester United pozicionohet në vendin e tetë me 17 pikë, dy më shumë se Evertoni që gjendet në vendin e nëntë.