Komisioni

“Unë kam mendu që të ka mbet naj grimë UÇK”: Bekë Berisha kapet me ministrin Maqedonci për Dejona Mihalin

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është përplasur me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Berisha e ka pyetur ministrin për takimin me të famshmen, Dejona Mihali. Pasi ministri tha se nuk ka pasur asgjë të keqe në takim, ka reaguar ashpër Bekë Berisha.

“Nuk është legjitim, nuk u dalë me marrë vota, nuk është qytetare e Kosovës. Ti je ministër i Mbrojtjes në situatën më të ndishme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Nuk je deputet, nuk ki nevojë me i raportu asaj. Ti raporton këtu. Unë kam mëndu që ty të ka mbet naj grimë UÇK. Maje pak. S’ki nevojë me përmend ma hiç”, tha Bekë Berisha.