Dy tifozë të Celticut raportohet se janë goditur me thikë nga ultrasit e Lazios jashtë një pubi përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Evropës.

Sipas gazetarit të BBC, Chris McLaughlin, mbështetësit pësuan lëndime që nuk ishin ‘kërcënuese për jetën’ në sulmin e dhunshëm që ndodhi vonë në mbrëmjen e së mërkurës.

Incidenti ndodhi jashtë ‘Flann O’Brien’ në qendër të qytetit, ku tifozët vizitues ishin duke pirë pasi mbërritën më herët atë ditë.

Daily Record pretendon se një grup huliganësh nga Lazio, të cilët mbërritën në pijetore me fytyrat e tyre të mbuluara nga maskat, kryenin sulmin.

Një video e postuar në Twitter duket se tregon bandat e njomura me gjak në rrugë.

https://twitter.com/kellybaby3/status/1192218747949518849

Policia u filmua në vendngjarje menjëherë pas goditjes me thikë dhe lokali u mbyll rreth 30 minuta pas incidentit. Tani është duke u zhvilluar një hetim.

loading…