Ulpiana ia ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Lipjanasit kanë triumfuar me rezultatin 2:1, në ndeshjen e javës së 12-të që u zhvillua të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Dueli ishte shumë interesante, sidomos në pjesën ku u realizuan të tre golat.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 47-të me autogolin e Ardi Shalës. Shala dërgoi topin në portën e skuadrës së tij, pas harkimi të Armend Thaqit.

Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 70-të. Shënues ishte Iran Goncalves, i cili paraboloi portieri Stivi Frashëri.

Në kohën shtesë, Ardi Shala shënoi golin e fitores për Ulpianën. Shala përmirësoi gabimin ku shënoi autogol.

Ballkani tani ka zbritur në vendin e tretë me 21 pikë. Ndërkaq Ulpiana ka kaluar në pozitën e shtatë me 13 pikë.