Ulpiana dhe Liria luajnë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë në Klinë

Edicioni 2022/23 i Ligës së Parë të Kosovës ka përfunduar javën e kaluar, teksa sot (e shtunë) do të zhvillohet barazhi mes dy nënkampionëve të dy grupeve.

Liria përfundoi në pozitën e dytë në Grupin A, derisa Ulpiana ishte pas Fushë Kosovës në Grupin B dhe dy klubet do të takohen në ndeshjen e barazhit.

Dueli mes dy klubeve të dyta në dy grupet e Ligës së Parë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Pritet të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që kanë bërë mirë gjatë gjithë edicionit dhe ishin pranë pozitës së parë.

Fituesi i këtij dueli do të takohet në finalen e barazhit me skuadrën që përfundon në pozitën e tetë në Albi Mall Superligë, ku do të jetë njëra mes Ferizajt dhe Trepçës ’89.