Ulen për të dytën ditë radhazi çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Bordi i Transparencës, i cili që prej fillimit të marsit fikson çmimet e shitjes me pakicë e shumicë të karburanteve, ka ulur për herë të dytë radhazi çmimet e karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i shitjes së naftës do të jetë jo më shumë se 235 lekë [1.96 euro] për litër, krahasuar me 243 lekë [2 euro] për litër me parë.

Ndërkohë, çmimi i shitjes së benzinës do të jetë jo më shumë se 227 lekë [189 euro] për litër litri, në krahasim me 229 lekë [1.91 euro] për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz nuk ka ndryshuar duke qëndruar në 81 lekë [0.67 euro] për litër. /Telegrafi/