Një gazetar 32-vjeçar është vrarë gjatë raportimit nga zona e luftës në Ukrainën Lindore. Arman Soldin, i cili punonte për Agjencinë e Lajmeve AFP, ndërroi jetë pasi u godit nga raketa në qytetin e Bakhmutit, epiqendra e luftimeve në Ukrainën lindore për disa muaj.

Lidhur me lajmin e hidhur ka reaguar dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ndau dhimbjen për vdekjen e tij.

“Ne ndajmë dhimbjen e të dashurve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Je réécoute tes voices, je relis tes messages sur ton opération de la myopie juste avant de repartir au front, où tu pensais voir plus clair dans ce brouillard d'horreur, cette guerre que tu couvrais avec tenacité, engagement, tant d'humanité depuis un an. pic.twitter.com/hMSWOdCaIc

— Daphné Rousseau (@daphnerousseau) May 9, 2023