Ukrainasit

“Ukrainasit mendojnë se janë braktisur,” thotë ambasadori i Ukrainës në Britani ndërkohë që kriza me Rusinë thellohet

Ukrainasit kanë filluar të ndihen “të braktisur”, tha ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që tensionet me Rusinë përshkallëzohen dhe shumë vende u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga vendi.

“Problemi është se ukrainasit janë shtyrë në panik,” tha të hënën Vadym Prystaiko, ambasadori i Ukrainës në MB “Linjat ajrore po anulojnë fluturimet, paratë janë tërhequr nga investitorët. Ukrainasit mendojnë se janë braktisur.”

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë u rritën gjatë fundjavës pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se një pushtim mund të ishte “i afërt”. Linja ajrore holandeze KLM pezulloi fluturimet e saj në Ukrainë dhe kompani të tjera po bëjnë të njëjtën gjë.

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të kërcënimit, SHBA vendosi të tërheqë një pjesë të stafit të saj nga Kievi. Shërbimet diplomatike evropiane janë ende në Kiev, por vende të ndryshme u kanë thënë bërë thirrje të tyre që të shmangin fluturimin në Ukrainë dhe u kanë kërkuar që banojnë aty të largohen përsa kohë mjetet tregtare janë ende në dispozicion.

Prystaiko tha se ndihej “shumë keq” për thirrjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj shtetasve të saj që të largoheshin nga Ukraina.

“Sepse jo shumë njerëz mund të largohen. Familja ime nuk mund të largohet, nëna ime nuk mund të largohet, familja ime, vëllai im jeton atje – dhe shumë miq të mi. Ne e ndiejmë veten të braktisur – ndoshta kjo është një fjalë pak e ashpër, por kështu besojnë ukrainasit se po trajtohen që tani”, tha ai.

“Ne thjesht duam t’i kujtojmë të gjithëve … ne nuk e duam këtë luftë,” shtoi ai.

Pavarësisht ambicieve për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, Kievi aktualisht nuk është anëtar i asnjërës prej këtyre organizatave. Prandaj, është më e vështirë të marrësh ndihmë ushtarake në rastin e një pushtimi rus.

Në fakt, SHBA dhe vende të tjera perëndimore kanë thënë se nuk do të dërgonin trupa në Ukrainë për të luftuar Rusinë.

“Ne nuk jemi një familje e askujt, që do të vinte për të na ndihmuar dhe mbështetur”, vuri në dukje ambasadori, duke shtuar se si rezultat, “nuk mund të presim që dikush të vijë për të na shpëtuar”.