Ukraina e “pranishme” në “Katar 2022”, e gjitha falë Polonisë dhe Lewandowskit
Ukraina nuk mundi dot të kalonte kombëtaren e Uellsit për të siguruar biletën e fundit për në “Katar 2022”.
Por kjo nuk do ta pengojë këtë kombëtare të marrë pjesë në botëror, jo fizikisht në fushën e lojës, por flamuri i Ukrainës do të jetë “prezent” gjatë këtij turneu.
E gjitha kjo falë Polonisë dhe Robert Lewandowskit, të cilët kanë premtuar që do të mbajnë në krah shiritin e kapitenit me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Kjo bëhet në formë solidariteti.
Lajmin e ka bërë të ditur ish sulmuesi legjendar i Ukrainës, Andriy Schevchenko, i cili vizitoi përfaqësuesen polake në grumbullim dhe deklaroi bashkë me Lewandowskin, vendimin për shiritin e veçantë në krah të kapitenit të Polonisë.
Hermoso y emotivo encuentro: el gran Andriy Shevchenko le entregó a Robert Lewandowski un brazalete de capitán con los colores de Ucrania, en agradecimiento por el apoyo del delantero tras la invasión de Rusia a su país. Y le pidió que lo lleve al próximo Mundial… 🇺🇦🤝 pic.twitter.com/qUhmEE1iUS
— SportsCenter (@SC_ESPN) September 20, 2022