Ukraina e dyfishon rezultatin kundër Maqedonisë së Veriut me një supergol

Ukraina e ka dyfishuar epërsinë kundër Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje të Grupit C në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.

Yaremchuk R. shënoi golin e dytë për 2:0 për Ukrainën në minutën e 34-të, raporton Ballkani.info

Ai e mposhti portierin maqedonas në një duel një kundër një, pasi një superasisti nga Andriy Yarmolenko.