Uka para përballjes me Dritën: Dua fitore, me ndihmën e “Plisave” do t’ja arrijmë qëllimit

FC Prishtina të mërkurën më 28 shtator e zhvillon ndeshjen derbi ndaj Dritës, sfidë e mbetur e xhiros së tretë tē Albi Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Interesimi i qytetarëve prishtinas dhe më gjërë është i jashtëzakonshëm për këtë duel derisa shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” pritet të jenë të mbushura.

Për ndeshjen ndaj Dritës, për faqen zyrtare të klubit tonë ka folur sulmuesi, Kreshnik Uka.

𝑽𝒍𝒆𝒓𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒏 – Jemi të vetëdijshëm se e kemi përballë një skuadër shumë cilësore e që mendoj se është një ndër ekipet më të kompletuara në Superligë andaj këtij takimi duhet t’i qasemi me kujdes maksimal. Brenda grupit atmosfera është shumë e mirë ndërmjet futbollistëve në krye me trajnerin Ismet Munishi, i cili gjithmonë na qëndron afër për çdo gjë.

𝑵𝒅𝒋𝒆𝒏𝒋𝒂 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒖𝒂𝒋𝒕𝒖𝒓𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ “𝑭𝒂𝒅𝒊𝒍 𝑽𝒐𝒌𝒓𝒓𝒊” – Gjithmonë kur luan në shtëpi është tjetër ndjenjë. Është vetëm ndeshja e dytë që e zhvillojmë në “Fadil Vokrri” pasi kemi pasur orar të papërshtatshëm për ndeshjet si vendas dhe kemi qenë të penalizuar. Gjithsesi, Prishtina në çdo stadium që luan gjithmonë e ka objektiv fitoren dhe me ndihmën e “Plisave” di çdo herë shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit. Do Zoti që t’i gëzojmë me fitore tifozët tanë.

𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊 – Edhe në këtë ndeshje premtoj maksimumin dhe kur jep gjithçka nga vetja atëherë edhe goli shpresoj se nuk do të vijë.