Uk Lushi një protagonist i njohur shqiptar në Amerikë ka reaguar pas deklarimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti se do të kërkoj hetim për siç e quajti ai marrëveshjen sekrete të presidentit Hashim Thaçi me sekretarin e NATO-s të vitit 2013 që FSK-ja mos të shkojë në veri pa koordinim me KFOR-in.

“Thaçi dhe SHBA janë në ekipin tënd dhe tonin. Ekipi kundërshtar është Serbia me Vuçiqin dhe Rusinë”, ka shkruar Uk Lushi.

Postimi i plotë i Lushit:

Albin, o Albino,

Thaçi dhe SHBA janë në ekipin tënd dhe tonin. Ekipi kundërshtar është Serbia me Vuçiqin dhe Rusinë.

Ti dhe ne duhet të luajmë kundër ekipit serb, jo ne kundër njëri-tjetrit.

Fillo të luash si lojtar i mençur. Lëri pallavrat taktike. Nis veprimet. Hiqe taksën. Bashkëpuno me Amerikën. Merru me gjëra thelbësore dhe prioritete. Mos u sill si amator.