Ujkani: Shumë vështirë të luhet në këtë fushë

Kapiteni i Kosovës, Sajmir Ujkani ka thënë pas ndeshjes se të luash në Ishujt Faroe ishte shumë e vështirë. Ai nuk është pajtur me mendimin e gazetarit se Kosova ka luajtur dobët, përkundrazi ai ka thënë se janë paraqitur mirë,

Kosova barazoi sot në Ishujt Faroe me rezultat 1-1, një rezultat që po konsiderohet i dobët për Kosovën.

Por, kështu nuk mendon Samir Ujkani.

“Nuk jam dakord (që kemi luajtur dobët) pasi që në pjesën e parë e kemi mbajtur topin, kemi qarkulluar më mirë gjatë gjithë ndeshjes. Pa harruar këtu se një stërvitje në një fushë që s’është fare lehtë të luhet në të, pasi që nuk jemi mësuar të luajmë në këso fushash”.

Krejt në fund Ujkani ka thënë se pika e fituar në Ishujt Faroe është një pikë shumë e mirë për Kosovën.

“Këtu moti nuk ishte aq i mirë, kemi luajtur dhe kemi tentuar të fitojmë por nuk ia arritëm. Tani shohim dy ndeshjet e radhës dhe tifozët janë forca e jonë, kështu që do të tentojmë fitoren”.