Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është pyetur në lidhje me interesimin e Milanit për talentin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Portieri i Kombëtares tonë e ka krahasuar Zhegrovën me yllin e Juventusit, Dybala.

“Zhegrova është i ri dhe ka përkrahjen time. Ai ka cilësi të njëjta me Dybalan. Shpresoj që të vijë te Milani. Në fushë ai është ende një fëmijë, por me Gattuson ai mund të bëhet burrë, pasi ai është trajneri i duhur për të. Është tamam Messi, siç i thonë”, ka thënë Ujkani për “tuttomercatoweb.com”.

Për lojtarin e Genkut, interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Ujkani ka folur edhe për vete, duke theksuar se mund të largohet nga Caykur Rizespor në drejtim të rikthimit në Itali.