Ujkani i lumtur me kalimin te Torino

Portieri i Kosovës është ndarë ditë më parë me Rizesporin dhe rikthehet në Serie A te Torino. Ai ndihet i lumtur dhe krenar që iu bashkua klubit italian.

Samir Ujkani i kishte dhënë fund eksperiencës turke me Rizesporin ditë më parë.

Ndërkaq, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, portieri kosovar u bë me ekip të ri.

Në fakt, vushtrriasi u rikthye në Itali, aty ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

31 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Torinon, duke u rikthyer kështu në Serie A.

“Ujkani është një portier me eksperiencë ndërkombëtare, e njeh mirë futbollin italian, është një profesionist serioz”, ka thënë presidenti i Torinos, Urbano Cairo.

Përfaqësuesi kosovar në të kaluarën kishte mbrojtur për ekipet italiane Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa e Cremonese.

E tash ai ndihet i lumtur që po kthehet në Itali, për ta veshur fanellën “Granata”.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam ardhur në njërin prej klubeve më të rëndësishëm në futbollin italian. Do ta takoj sërish Sirigun, një portier fantastik të cilin e njoh nga koha kur ishim në Palermo. Do t’i ritakoj me kënaqsi edhe disa ish bashkëlojtarë si Rincon, Izzo, Ansaldi e Laxalt”, është shprehur Ujkani.

Ish portieri i Anderlechtit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

loading…