Ujesjellësi “Prishtina”: Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturën

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.

Sipas ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale.“Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”thuhet në një komunikatë të ujësjellësit, i cili ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit ,,Prishtintina”.- Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj.

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturën. Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,