Uellsi e shkarkon Giggsin nga posti i selektorit, pas akuzave për sulm seksual

Përfaqësuesja e Uellsit ka konfirmuar se përzgjedhësi, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, nuk do të jetë në krye të përfaqësueses uellsiane në “Euro 2020”, pasi të premten u akuzua për sulm dhe dëmtime të mëdha trupore.

Ai akuzohet nga ish e dashura e tij, se bashkë me motrën e saj, u sulmuan seksualisht në vitin 2020 në shtëpinë e tij në Salford.

Giggs akuzohet gjithashtu për sjellje kontrolluese midis dhjetorit 2017 dhe nëntorit 2020.

“Pas këtij vendimi, Federata e Futbollit të Uellsit mund të konfirmojë se Robert Page do ta luajë rolin e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Futbollit të Uellsit te meshkujt për garën e Evropianit 2020, dhe do të asistohet nga Albert Stuivenberg”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e federatës uellsiane.

Giggs i ka uruar suksese skuadrës së Uellsit, ndërsa ka mohuar të jetë fajtor në akuzat e ngritura ndaj tij.