Uells 1-1 Zvicër: Notat e Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të tyre në kuadër të Grupit A.

Zvicra ishte afër ta niste me fitore Kampionatin Evropian, por në fund u dorëzuan dhe duhet të kënaqen me një pikë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Breel Embolo (49’) për helvetikët dhe Kieffer Moore (74’) për uellsianët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi zviceran, Embolo, i cili u notua me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për yllin e Uellsit, Gareth Bale që u vlerësua me notë 6.1.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti Granit Xhaka, i cili u notua me 6.7, ndërsa Xherdan Shaqiri mori notë 7.4 për 66 minuta lojë.