UEFA

UEFA rikthen pjesërisht ekipet ruse në garat ndërkombëtare

Shtëpia me e madhe e futbollit evropian UEFA në kongresin e Parisit mori vendim për riintegrimit të pjesshëm të Rusisë në garat evropiane të futbollit, pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

UEFA ka vendosur të rikthejë skuadrat ruse U-17 këtë sezon. UEFA dy vite më parë vendosi ndalimin e përgjithshëm për ekipet kombëtare dhe klubet ruse për të luajtur në garat ndërkombëtare, transmeton Ballkani.info.

UEFA deklaroi se “është e vetëdijshme se fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime që janë vetëm përgjegjësi e të rriturve dhe beson me vendosmëri se futbolli nuk duhet të heqë dorë kurrë nga dërgimi i mesazheve të paqes dhe shpresës”.

Një vendim tjetër është se UEFA ka nisur sërish delegimin e gjyqtarëve rusë për ndeshjet ndërkombëtare. /Ballkani.info