UEFA: Rashica dhe Kosova, kombinim i zjarrtë (Video)

Paraqitja e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Bullgarisë nuk i la vetëm kosovarët të mahnitur me yllin e Werder Bremenit, por edhe UEFA-n që e lavdëroi futbollistin përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.

Skuadra e Bernard Challandes triumfoi me rezultat 2-3 në ndeshjen e së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Në këtë ndeshje, për “Dardanët” më së shumti shkëlqeu Milot Rashica, i cili nga SofaScore u vlerësua me notën 8.0. Pas tij, me notën më të mirë u vlerësua Vedat Muriqi (7.4).

Rashica e shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe e asistoi atë të fundit, mirëpo ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte driblimi i Rashicës që çoi deri te goli i dytë, i shënuar nga Vedat Muriqi.