UEFA publikon listën, ja kush janë golashënuesit më të mirë në finalet e “Champions League”

Pak orë para finales së “Champions Legue”, e cila do të luhet mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, UEFA, ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë të finaleve të këtij kompeticioni.

Cristiano Ronaldo kryeson listën e futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në një finale “Champions-i”. Portugezi ndiqet nga ish-shoku i tij i ekipit, në kohën kur luante për Real Madrid, Gareth Bale, i cili ka shënuar një gol më pak se portugezi.

Ronaldo në fakt është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e ligës së kampionëve, me 131 gola të shënuar, në tre ekipet ku ka luajtur gjatë karrierës së tij, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Ndërsa rivali i tij në futboll, Lionel Messi, ka luajtur tre finale në “Champions League” dhe ka shënuar 2 gola.

Më poshtë do të gjeni të gjithë listën e golashënuesve të publikuar nga UEFA: