UEFA ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Evropës, mes Prishtinës dhe Lincoln Red Imps, me klubin kosovar që ka vetëm tre rezervistë pasi tetë futbollistë i rezultuan pozitivë në koronavirus.

Protokolli i UEFA-s thotë që për të zhvilluar një ndeshje në situatë pandemie një klub duhet të ketë së paku 13 futbollistë duke përfshirë aty që njëri të jetë portier.