Milani nuk do të marrë pjesë në edicionin 2019-2020 të Europa League.

Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube.

Ky i vendim i KAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.

Lënia jashtë e Milanit i hap rrugë Romës, sepse kryeqytetasit do të marrin vendin e “Rosonerëve” në fazën e grupeve të Europa League.

Ndërsa nga turi i dytë kualifikues do ta nisë Torino.