UEFA na emocionon, ia uron ditëlindjen Zenelit me golin e parë kundër Azerbajxhanit

Padyshim se ishte njëra nga mbrëmjet më të bukura në historinë e re të kombëtares së Kosovës.

Fitorja ndaj Azerbeixhanit e realizuar me 20 Nëntor të vitit 2018, ishte ajo që na siguroi Play Offin, kurse sot shtëpia numër një e futbollit evropian në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter” në gjuhën gjermane, ia ka uruar Zenelit ditëlindjen e 25’të me golin e parë në fitoren 4-0.

Kujtojmë se para pak çastesh edhe klubi aktual i fantazistit të Kosovës, Reims e ka uruar atë.

Më poshtë edhe goli i jashtëzakonshëm i yllit të rikthyer pas tetë muajsh lëndimi.