UEFA jep 4.3 milionë euro për FFK-në

Federata Evropiane e Futbollit ka ndarë 236.5 milionë euro për të gjitha federatat anëtare në këto kohë të vështira.

Federata e Futbollit të Kosovës me këtë rast përfiton 4.3 milion euro.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Ceferin tha se kjo ndihmë po bëhet për të përballuar situatën me Covid-19.

“Sporti ynë po përballet me sfida të papara për shkak të krizës së krijuar nga Covid – 19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtaret e saj për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur në këto rrethana specifike. Si rezultat jemi pajtuar që deri në 4,3 milionë euro për federatë, të paguara për pjesën e mbetur të këtij stinori dhe për stinorin e ardhshëm, si dhe pjesa e fondit të investimeve, mund të përdoren siç e shohin të përshtatshme anëtarët tanë për të rindërtuar komunitetin e futbollit”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dhënë leje për heqjen e kushteve për pagesën e bërë përmes programit HatTrick.

“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave nacionale për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike dhe të synuara të futbollit vendorë. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendorë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, njofton UEFA.