UEFA injoron ankesat e Barcelonës, i “gradon” përsëri arbitrat e kontestuar fort në ndeshjen e “San Siros”

Barça u largua nga “San Siro”, në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Champions League, jashtëzakonisht e zemëruar me ekipin e arbitrave. Performanca e Slavko Vincic dhe holandezit Van Boekel në VAR bëri që Xavi, lojtarët dhe vetë Laporta të akuzonin ashpër.

“Ishte turp. Ishte diçka kaq e qartë, skandaloze… Që gjyqtari në fushë nuk e kishte parë, edhe mundet, por që VAR-i nuk e pikasi topin me dorë nag Dumfries, kjo është e pakuptueshme. UEFA duhet t’i shikojë këto gjëra”, – tha presidenti

Blaugrana, pasi pranoi se ishte ankuar në establishmentin evropian dhe kishte kërkuar shpjegime.

Përgjigja e UEFA-s ishte e shpejtë, faktet tregojnë se i ka injoruar plotësisht ankesat e katalanasve. Në fakt, si arbitri kryesor i asaj loje, ashtu edhe ai i VAR-it nuk janë pezulluar, përkundrazi do të gjykojnë në xhiron e katërt. I pari do të kryesojë Rangers-Liverpool, ndërsa i dyti do të drejtojë VAR-in në Viktoria PlzenBayern Munich.

Laporta u tregua shumë i ashpër me arbitrazhin e ndeshjes ndaj Interit, madje kujtoi se holandezi i ka dëmtuar tashmë nga VAR-i në ndeshjen kundër Bayernit:

“Personi përgjegjës i dhomës së VAR-it kishte qenë tashmë në ndeshjen tone kundër Bayernit dhe kishte ankesa për një penallti të dukshme ndaj Dembélé. I njëjti gjyqtar na penalizon qartësisht edhe ndaj Interit, kjo nuk më duket rastësi”.

Fakti është se pavarësisht ankesave në UEFA, dy gjyqtarët që Barcelona i konsideron përgjegjës për humbjen në Milano ndaj Interit dhe vështirësuan shumë kualifikimin e saj në 1/16 finale të Champions League, do të jenë në fushë edhe këtë “stacion” të garës.