UEFA ia ndalon transferimet Ballkanit, portieri Rexhepi rikthehet te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës kishte pranuar ta lëshojë portierin e talentuar Bekim Rexhepin si huazim për të ndihmuar Ballkanin e Suharekës, por një problem i papritur administrativ ka prishur gjithçka.

Siç raporton mediumi maqedonas Infosport, ekipi nga Suhareka për momentin nuk mund të regjistrojë futbollistë në merkato për shkak të një ndalese të vendosur nga UEFA në sistemin për realizim të lëvizjeve (TMS – Transfer matching system). 

Ky ‘ban’ në merkato ka detyruar portierin të kthehet në Tetovë dhe të vijojë përgatitjet me klubin e tij Shkëndijën, ndërsa Ballkani përveç kërkimit të një portieri tjetër do të duhet të punojë edhe në heqjen e ndalesës për transferime.

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Ballkani renditet në vendin e dytë me 38 pikë, tri më pak se Drita.

Suharekasit gjithashtu caktuan Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke e shkarkuar Ismet Munishin. /Gazeta Express/