UEFA ia falë gabimin, Neymar luan në finale

Paris Saint Germain ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Kryeqytetasit francez në gjysmëfinale mposhtën bindshëm 3-0 befasinë e këtij edicioni RB Leipzig.

Por në kampin e PSG-së nuk kanë qenë fare të qetë, pasi ylli i tyre më i madh Neymar JR kishte shkelur protokollin e vendosur nga UEFA.

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Leipzig, Neymar ndërroi fanellat me mbrojtësin Marcel Halstenberg gjë që ka qenë e ndaluar nga UEFA.

Neymar rrezikonte dënimin prej një ndeshje moslojë ose izolimin 12 ditore për shkak se rrezikonte të infektohej.

Megjithatë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka falur brazilianin.

UEFA nuk do të marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj Neymar, pasi bëhet fjalë për një finale dhe sulmuesi brazilian do të luajë. 

Megjithatë brazilianit i është tërhequr vërejtja pasi nuk tolerohen shkëmbimi i fanellave dhe nëse e përsërit gjestin e tillë atëherë mund të dënohet me një ndeshje moslojë për edicionin e ri.