UEFA hap hetim për sjelljen e tifozëve në ndeshjen PSG-Crvena Zvezda

Ndeshja mes PSG-së dhe Crvena Zvezdas në Champions League është bërë subjekt i hetimit nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian tashmë ka ngarkuar dy klubet pas incidenteve në ndeshjen e fituar 6-1 nga parisienët.

UEFA do të hetojë rrëmujën e krijuar mes tifozëve të PSG-së dhe Crvena Zvezdës, me përkrahësit e klubit francez që kanë ndezur fishekzjarre ndërsa ata serb për thirrje të pa lejueshme.

Poashtu trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel është dënuar me 20 mijë euro për shkak të vonesës së fillimit të ndeshjes.