UEFA gjobit FFK-në me 5 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të hedhjes së vetëm një gjësendi në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese mes Kosovës e Malit të Zi më 14 tetor, ndeshje të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2-0.

Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të gjobisë FFK-në me 5,000 euro.

Ky organ ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste në po të njëjtën ndeshje, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë të shkaktuar nga turma.

Vendimi për këto shkelje është gjoba prej 15 mijë eurosh.