UEFA e konfirmon: Shqipëri-Francë do të luhet te “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare” ka kaluar me sukses të gjitha testet për të qenë gati për të pritur një ndeshje të rëndësishme. Një ditë më parë në prani të ekspertëve të UEFA-s, u zhvillua ndeshja e futbollit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë.

Ndriçimi, stolat, fusha dhe parametrat e sigurisë në stadium kanë marrë vlerësim maksimal nga UEFA. Këtë të hënë mësohet se UEFA ka certifikuar “Arenën Kombëtare” si stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës të dielën në orën 20:45.

loading…