“Çfarë hanë në mëngjes djemtë e UEFA-s kur marrin vendime që finalja e Europa Leagues të luhet në Baku? Qesharake!”, – u shpreh trajneri Jurgen Klopp në lidhje me finalen e Europa Leagues.

Numri një i stolit të Liverpoolit kishte të drejtë, pasi së fundmi bëhet me dije se Arsenali dhe Chelsea kanë shitur vetëm gjysmën e biletave.

Stadiumi ka një kapacitet prej 68,700 vendesh, ndërsa londinezëve u ishin dhënë vetëm 6 mijë bileta. U mendua se ky numër ishte shumë i vogël fillimisht, por nuk rezultoi ashtu pasi klubet i kanë kthyer mbrapsht gjysmën.

Distanca nga Londra në Baku

Problemet e shumta të udhëtimit, pasi nuk ka një linjë direkte, por duhet të kalosh tranzit dhe largësia prej 5500 miljesh ka bërë që tifozët të tremben dhe të mos ndërmarrin një udhëtim të tillë kaq të gjatë.