Kartoni i verdhë me qëllim që mori në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Champions League ndaj Ajaxit në Amsterdam, i ka kushtuar rëndë kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka shqyrtuar me detaje rastin e mbrojtësit spanjoll dhe ka vendosur ta skualifikojë me dy ndeshje Ramosin i cili në fakt rrezikonte të dënohej me 3 takime.

Në këtë mënyrë Ramos jo vetëm që do të humbasë sfidën e kthimit ndaj Ajaxit në Bernabeu pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë por do të mungojë edhe në takimin e parë çerekfinal në rast se “Los Blancos” kalojnë tutje, diçka që ka shumë gjasa të ndodhë pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në udhëtim.