UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjet Ballkani – La Fiorita dhe Drita – Antwerp

Ballkani dhe Drita e Gjilanit vazhdojnë ta përfaqësojnë futbollin e Kosovës në garat evropiane sivjet.

Si Ballkani, ashtu edhe Drita po marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

Në rundin e dytë eliminator, Ballkani kreu punë në ndeshjen e parë ndaj La Floritës në San Marino duke fituar 0:4.

Por, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja e kthimit, ku suharekasit duan ta vulosin punën e kualifikimit.

Për këtë ndeshje, UEFA ka deleguar gjyqtarë nga Suedia.

Gjyqtar kryesor në këtë sfidë do të jetë Adam Ladeback, kurse ndihmësit e tij do të jenë Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Victor Wolf.

Nga ana tjetër, pas barazimit në Belgjikë 0:0, Drita do ta luajë ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerpit të enjtën nga ora 20:00.

Holandezi Sander Van Der Eijk do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje, teksa ndihmësit e tij do të jenë Rens Bluemink dhe Dyon Fikkert, teksa i katërti është Martin Perez.