UEFA cakton gjyqtarët kosovarë në sfidën Austri – Estoni

Gjyqtari Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, me të katërtin Besfort Kasumi janë caktuar për të ndarë drejtësinë në sfidën Austri U21 – Estoni U21.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2023.

Ditë më parë, Nuza referoi sfidën miqësore Turqi – Azerbajxhan ndërsa Kasumi ndau drejtësinë në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Slloveni.