0-1

Udinese e befason Milanin, fiton në “San Siro”

Udinese ka shënuar një fitore të madhe në Serie A.

Bardhezinjtë triumfuan ndaj Milanit në San Siro minimalisht 0:1, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit italian.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 61-të.

Ishte Pereyra i cili u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit, për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Udineses.

Me këtë fitore, Udinese ngjitet në pozitën e 16-të me 10 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Milan e regjistron ndeshjen e tretë pa fitore dhe gjendet i treti me 22 pikë, tani gjashtë më pak se Interi që i prin renditjes tabelare.