Lajmi i fundit

U19: Shqipëria pëson humbje nga Belgjika

Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka pësuar humbje nga Belgjika e kësaj grupmoshe, në ndeshjen e Grupit 13 për “Euro 2024”.


“Kuqezinjtë”, që janë nikoqir të këtij grupi, të shtunën u mposht në stadiumin “Elbasan Arena” nga belgët me rezultatin 2:0.

Matias Fernandez-Pardo i shënoi të dy golat për Belgjikën U19.

Ai realizoi në minutën e 27-të dhe të 31-të.

Shqipëria U19 është në vendin e fundit në grup me dy disfata në po aq ndeshje të luajtura dhe ka pak gjasa për të kaluar në “Elite Round”.

Grupit i prijnë Belgjika dhe Irlanda me nga katër pikë.

Sllovenia është e treta me dy pikë.