Hysen Gashi nga Prizreni ka akuzar rënd spitalin e këtij qyteti për papërgjegjësi dhe për vdekjen e babait të tij Halit Ahmet Gashi (veteran i UÇK’së), për të cilin i thanë se ishte i infektuar me koronavirus, por pas vjekjes po të njëjtit i thanë se nuk kishte këtë virus.

Gashi i revoltuar ka pyetur mjekët në këtë spital se pse ka vdekur babai i tij, nëse jo nga koronavirusi. Babai i tij u trajtua për Covid-19 në repartin e Pulmologjisë në spitalin rajonal të Prizrenit, pavarësisht se ai nuk vuante nga një sëmundje e tillë.

“Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ për babën tonë. Atëhërë, përse vdiq baba jonë? A mund të quhen heronjë mjekët tanë, të cilët vazhdojnë trajtimin për Covid edhe nëse dikush mund të ketë semundje tjetër?”, ka shkruar Hysen Gashi në Facebook.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ per baben tone.
Atehere, perse vdiq baba jone?
A mund te quhen heronje mjeket tane, te cilet vazhdojne trajtimin per covid edhe nese dikush mund te kete semundje tjeter?
A mund te quhen heronje keta mjek kur te drejtohen se kemi dhene ate qe duhet per covid dhe nuk kemi qka te bejme tjeter edhe pse pacienti mund te kete nevoja tjera.
A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar?
A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.
Ndoshta nuk i lejon sistemi shteteror, ndoshta nuk i kane mundesite, por per mua keta mjek nuk jane heronje, te pakten jo sot, te pakten jo reparti i pulmologjise ne Prizren.
Per trajtimin pas vdekjes dhe organizimin e vorrimit nuk po flas, pasi qe eshte nje trajtim aq sa i tmerrshem aq edhe qnjerezor dhe kriminal, deri aty sa edhe te kercenojne.
Une nuk e di perse vdiq baba im. Baben tim e vrau shteti im, baben tim e vrau ky shtet per te cilin ai me gjithe familjen e tij sakrifikoi shume.

I ndjeri Halit Gashi ka qenë ish luftëtar i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës dhe ka vdekur me 18 gusht, ku familjarëve fillimisht u kishin thënë se kishte koronavirusin.