U tall me koronavirusin, Federata angleze pezullon dhe gjobit yllin e Tottenham

Tottenham humbet yllin e ekipit, Dele Alli, për ndeshjen e parë të kampionatit.

Pas audicionit të pavarur mbi çështjen, Football Association (federata angleze) ka informuar klubin “Spurs” se sulmuesi është pezulluar për një ndeshje me ekipin e parë me efekt të menjëhershëm.

Veç kësaj, lojtari u gjobit edhe me 50 mijë sterlina dhe duhet të plotësojë një kurs formimi me ballafaqim pas shkeljes së rregullit FA E3 në lidhje me një postim të bërë me shaka në Snapchat (social media) në shkurt të këtij viti.

“Dua të kërkoj ndjesë për ofendimin që mund të ketë sjellja ime! Po bëja shaka me virusin që tani goditi të gjithë dhe nuk e imagjinoja. Falënderoj FA që nuk me konsideroi racist në sjelljen time, që ishte thjesht shaka”.

Në videon e publikuar, Dele Alli duket me maskë ne sallën e pritjes në aeroport dhe më pas kamera spostohet për të treguar një aziatik dhe më pas zmadhimi i një shishe me dizinfektant duarsh.