Meriton Mjekiqi

U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

Meriton Mjekiqi u skualifikua i pesti që njëherësh i bie i pari nga Big Brother VIP Albania 3.

Ai u shpreh i lumtur për këtë eksperiencë duke treguar se ishte ndër më të bukurat në jetë.

Prezantuesi nga Kosova ka folur menjëherë pas daljes nga ky format, teksa theksoi se akoma nuk ka lexuar ndonjë lajm.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti gjithashtu përmendi familjen, ndërkohë që shtoi: “Me rëndësi që familja qenka mirë, hala s’kam lexuar asnjë lajm”.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Meriton Mjekiqi

“Me Ilnisën… i dhamë dashuri njëri-tjetrit, do vazhdojmë të flasim”, vazhdoi mes tjerash.

Foto: Screenshot/YouTube

Meritoni ka qenë ndër të preferuarit e publikut, ku shumë prej tyre u zhgënjyen me eliminimin që në nisje të spektaklit.

Fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno duke fituar kështu plot 100 mijë euro.