U shkarkua nga Tottenhami, Barcelona dhe Bayerni në garë për Pochettinon

Me shkarkimin e Mauricio Pochettinos, vendin e të cilit te Tottenhami e mori Jose Mourinho, ka nisur një gare mes klubeve të mëdha për t’i afruar detyrën e trajnerit argjentinasit. Nga Anglia raportohet se Barcelona u është shtuar klubeve të mëdha europiane që synojnë të përfitojnë në këtë moment.

Ernesto Valverde është nën presion në “Nou Camp” pas një fillimi me shumë luhatje të sezonit. Bayerni besohet gjithashtu se është në garë, me kampionët e Bundesligës që po kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Niko Kovac, i cili u nis në fillim të muajit.

Ish ndihmësi i kroatit, Hansi Flick, ka marrë përgjegjësi të përkohshme në “Allianz Arena”.

Interesimi i Barcelonës është më intrigues, meqë Pochettino më parë u distancua nga gjigantët katalan për shkak të lidhjeve të tij me Espanyolin.

Ai tha në vitin 2018 deklaroi: “Unë kam shumë miq në Barcelonë, ​​të cilët janë nga “blaugranat” dhe për të cilët kam respekt të jashtëzakonshëm, por rruga ime dhe ajo e Barcelonës janë të ndryshme, në drejtime të kundërta. T’i drejtoja ata do të ishte e pamundur”.

Por situatat kanë ndryshuar. Nëse Barcelona shkarkon Valverden dhe dëshiron 47-vjeçarin, përgjigjja e këtij të fundit nuk do të ishte sërish negative.