Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë, ku në një moment, shihen disa policë teksa rrahin një protestues.
Buja, ka thënë se protestuesi është Gazmend Bytyqi, i cili është veteran i UÇK’së.
‘’Serbia e goditi me plumba, por nuk e rrëzoi. Përballoj dhimbjen, plagët dhe tmerrin e luftës, sepse e dinte për çfarë po luftonte. Por sot… e rrëzoi dora e një polici të shtetit për të cilin ai dhe shokët e tij derdhën gjak’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Gazmend Bytyqi, një plagë e gjallë e lirisë sonë…
Ishte ushtar i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Nerodimes.
Serbia e goditi me plumba, por nuk e rrëzoi. Përballoj dhimbjen, plagët dhe tmerrin e luftës, sepse e dinte për çfarë po luftonte.
Por sot… e rrëzoi dora e një polici të shtetit për të cilin ai dhe shokët e tij derdhën gjak.
Ajo dorë nuk goditi vetëm një veteran.
Goditi plagët tua.
Goditi sakrificën tënde.
Goditi lirinë që e fituat me gjak.
Turp për atë dorë, për urdhërdhënësit dhe për këdo që hesht përballë kësaj padrejtësie!
E ti, Gazmend, mbetesh ajo që ke qenë gjithmonë: emblemë e lirisë.
Më dhemb për ty, bashkëluftëtari im.
Më dhemb edhe më shumë kur shoh se si trajtohet liria për të cilën luftuam.
Respekt përjetë, Gazmend.
Bashkëluftëtari yt,
Komandanti i ZON,
Gjeneral Shukri Buja







