Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata kanë vizituar të shtunën zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit.
Kjo vizitë sipas Policisë të Kosovës ka ardhur pasi në media u raportua për kontrabandë me armë.
“Kjo vizitë vije edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.
Policia e Kosovës tha se do të vazhdoj angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar.
Postimi i plotë:
BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve







